Arkiva
Anëtarë të shoqatës “DARDANIA” në Zvicër në vitin 2012
Më 21 janar 2012 anëtarët e Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër, SHPAKZ “DARDANIA”, si dhe kryesia e shoqatës organizuan darkën e vitit për anëtarësinë e saj, darkë e cila u organizua në restaurant Alba në Bern. Ky takim vjetor i shoqëruar me një darkë të përbashkët në fund, filloi në ora 18:30.
Ky takim vjetor i anëtarësisë ishte një rast për të gjithë që të njoftohen edhe rreth gjithë aktivitetit të shoqatës sonë gjatë vitit 2011, me çrast u bë edhe shpërndarja e shpërblimeve, mirënjohjeve dhe trofetë për kultivuesit e pëllumbave garues të këtij viti.
Këtë takim e hapi kryetari i deritanishëm, zotëri Avni Muharremi, i cili me pak fjalë njoftoi të pranishmit lidhur me aktivitetin e shoqatës dhe mbarëvajtjen e këtij takimi. Pastaj ai ia dha fjalën sekretarit të deritanishëm, Rushit Rushitit, i cili njoftoi të pranishmit lidhur me mbarëvajtjen e aktivitetit deri në themelimin e Superligës së garave të tëllumbave akrobatikë të Kosovës në nivel të Zvicrës. Në Superligë, siç njoftoi Rushiti, marrin pjesë tri shoqata të pëllumbave akrobatikë të Kosovës, Dardania, Krahsjellsi i Kosovës dhe Bardhoshi.
Në emër të kryesisë së shoqatës Dardania raportin vjetor të aktivitetit të gjithmbarshëm të shoqatës gjatë vitit 2011 e lexoi arkatari Riza Rizai. Raporti përfshinte gjithë aktivitetin dhe të arriturat e shoqatës gjatë vitit 2010. duke potencuar angazhimin e palodhshëm të të gjithë anëtarëve të shoqatës, e sidomos gjatë përpjekjeve rreth themelimit të Superligës. Rizai raportoi edhe mbi gjendjen financiare dhe buxhetore të shoqatës për vitin 2011.
Në ekspozitën e 90-të nacionle të pëllumbave të Zvicrës, të organizuar më 9 deri 11 dhjetor 2011 në Altbüron, Shoqata e Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër “Dardania” u përfaqësua me dy lloje të pëllumbave nga Kosova, dhe ate, Rushit Rushiti me gjylinë e Kosovës ndërsa Musa Zuzaku me pëllumbin akrobatik (rrotullues) të Kosovës.
Pas leximit të raportit vjetor, i cili u prit me duartrokitje të përzemërta, kryetari i deritanishëm shoqatës, zotëri Avni Muharremi së bashku me anëtarë të tjerë të shoqatës shpërndanë mirënjohjet, trofetë dhe shpërblimet kultivuesve më të suksesshëm të shoqatës sonë për vitin 2011. Kështuqë për tre vendet e para për gjatësinë më të madhe të rrotullimit të pëllumbave për vitin 2011 u shpërblyen:
1. Avni Muharremi, me gjatësinë e rrotullimit të pëllumbit prej 147 m, duke arritur një rekord të paparë deri më sot në shoqatën tonë.
2. Naser Sahiti, me gjatësinë e rrotullimit prej 128 m
3. Naser Sahiti, me gjatësinë e rrotullimit prej 85 m
Kryesia e shoqatës ndau dy medalje për matësit me dylbi, të cilët gjatë garave të vitit 2011 kryen me sukses detyrën e matësit të rrotullimeve të pëllumbave:
1. Himet Limani
2. Urim Musliu
Në këtë takim pastaj u zgjodh kryesia e re prej pesë anëtarëve, të cilët do ta drejtojnë shoqatën gjatë vitit 2012. Zgjedhjet për kryesinë e re i drejtoi kryetari i deritanishëm, zotëri Avni Muharremi. Kësaj here anëtarësia zgjodhi për kryetar të shoqatës “Dardania” me aklamation zotëri Hashim Aliqi. Pas kësaj takimi vazhdoi me zgjedhjen e anëtarëve të tjerë të kryesisë.
Në këto zgjedhje u zgjodh kryesia e re e përbërë prej:
1. Hashim Aliqi, kryetar
2. Shaip Kurtaj, nënkryetar
3. Gëzim Gashi, sekretar
4. Riza Rizai, arkëtar dhe
5. Urim Musliu, koordinator
Kryesia e vjetër ua dorëzoi të gjitha detyrat kryesisë së re duke barazuar edhe gjendjen materiale të shoqatës. Me këtë rast kryesia e re falenderoi kryetarin e deritanishëm, zotëri Avni Muharremi, për punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm për mbarëvajtjen e shoqatës gjatë vitit 2011.
Anëtarë të shoqatës “DARDANIA” në Zvicër në janar të vitit 2012 janë:
* * *
Anëtarë të shoqatës “DARDANIA” në Zvicër në vitin 2011
Më 22 janar 2011 anëtarët e Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër, SHPAKZ “DARDANIA”, si dhe kryesia e shoqatës organizuan darkën e vitit për anëtarësinë e saj, darkë e cila u organizua në restaurantin Bella Vita në Bern. Ky takim vjetor i shoqëruar me një darkë të përbashkët në fund, filloi në ora 18:00.
Në këtë takim vjetor anëtarësia u njoftua edhe rreth aktivitetit të shoqatës sonë gjatë vitit 2010, me çrast u bë edhe shpërndarja e shpërblimeve, mirënjohjeve dhe trofetë për kultivuesit e pëllumbave garues të këtij viti.
Këtë takim e hapi kryetari i deritanishëm, zotëri Avni Muharremi, i cili me pak fjalë njoftoi të pranishmit lidhur me aktivitetin e shoqatës dhe mbarëvajtjen e këtij takimi.
Pas leximit të raportit vjetor, i cili u prit me duartrokitje të përzemërta, kryetari i deritanishëm shoqatës, zotëri Avni Muharremi së bashku me anëtarët e kryesisë shpërndanë mirënjohjet, trofetë dhe shpërblimet kultivuesve më të suksesshëm të shoqatës sonë për vitin 2010.
E veçanta e këtij tubimi ishte se kësaj radhe për herë të parë shoqata jonë filloi organizimin e ndarjes së Kupës “Xha Shabani dhe Agim Rushiti”, kupë e cila do io jepet çdo vit aktivistit më të suksesshëm të vitit. Kësaj radhe për vitin 2010 kjo kupë iu nda njëzëri aktivistit të dalluar zotëri Shaip Kurtaj, i cili do të jetë posedues i kupës gjatë tërë vitit 2011, kur edhe do të bartet tek aktivisti tjetër më i suksesshëm i vitit 2011.
Për tre vendet e para për gjatësinë më të madhe të rrotullimit të pëllumbave për vitin 2010 u shpërblyen.
1. Shaip Kurtaj, me gjatësinë e rrotullimit të pëllumbit prej 127 m
2. dhe 3. Naser Sahiti, me gjatësinë e rrotullimit prej 108 m dhe 100 m
Kryesia e shoqatës ndau shumë medalje për të gjithë ata kultivues të cilët gjatë garave të vitit 2010 arritën të futen në librin e garave si më të sukseshmit.
Kryesia e shoqatës ndau mirënjohje për dy vlerësuesit më të dalluar të shoqatës:
1. Hashim Aliqi dhe
2. Rrahim Hyseni
Kryesia ndau dy medalje për vrojtuesit më të mirë gjatë garave të vitit 2010:
1. Himet Limani dhe
2. Urim Musliu
Në këtë takim pastaj u zgjodh kryesia e re prej pesë anëtarëve, të cilët do ta drejtojnë shoqatën gjatë vitit 2011. Zgjedhjet për kryesinë e re i drejtoi kryetari i deritanishëm, zotëri Avni Muharremi. Fillimisht u bënë propozime të drejtpërdrejta për kryetarin e shoqatës, dhe pas katër propozimeve anëtarësia me vota të fshehta votoi për kandidatët e propozuar. Që në raundin e parë më së shumti vota fitoi me të drejtë zotëri Avni Muharremi, kryetari i deritanishëm I shoqatës Dardania. Takimi vazhdoi me zgjedhjen e anëtarëve të tjerë të kryesisë.
Në këtë tubim u zgjodh kryesia e re e përbërë prej:
1. Avni Muharremi, kryetar
2. Fadil Sabedini, nënkryetar
3. Rashit Rushiti, sekretar
4. Riza Rizai, arkëtar dhe
5. Naser Sahiti, koordinator
Me këtë rast kryetari i rizgjedhur i shoqatës “Dardania” falenderoi aktivistët për punën dhe angazhimin e tyre të palodhshëm për mbarëvajtjen e shoqatës gjatë vitit 2010.
Anëtarë të shoqatës “DARDANIA” në Zvicër në janar të vitit 2011 janë:
* * *
Anëtarë të shoqatës “DARDANIA” në Zvicër në vitin 2010
Më 23 janar 2010 anëtarët e Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër, SHPAKZ “DARDANIA”, si dhe kryesia e shoqatës organizuan darkën e vitit për anëtarësinë e saj, darkë e cila u organizua në restaurantin Pizzeria Reusszopf në Reussbühl, (afër Luzern-it). Ky takim vjetor i shoqëruar me një darkë të përbashkët në fund, filloi në ora 18:30.
Ky takim vjetor i anëtarësisë ishte një rast për të gjithë që të njoftohen edhe rreth gjithë aktivitetit të shoqatës sonë gjatë vitit 2009, me çrast u bë edhe shpërndarja e shpërblimeve, mirënjohjeve dhe trofetë për kultivuesit e pëllumbave garues të këtij viti.
Këtë takim e hapi kryetari i deritanishëm, zotëri Shaip Kurtaj, i cili me pak fjalë njoftoi të pranishmit lidhur me aktivitetin e shoqatës dhe mbarëvajtjen e këtij takimi. Pastaj ai ia dha fjalën anëtarit të shoqatës sonë, zotëri Musa Zuzakut, i cili në emër të kryesisë lexoi raportin vjetor të aktivitetit të gjithmbarshëm të shoqatës “Dardania”. Raporti, të cilin do ta publikojmë të veçantë, përfshinte gjithë aktivitetin dhe të arriturat e shoqatës gjatë vitit 2009. duke potencuar angazhimin e palodhshëm të të gjithë anëtarëve të shoqatës.
Pas leximit të raportit vjetor, i cili u prit me duartrokitje të përzemërta, kryetari i deritanishëm shoqatës, zotëri Shaip Kurtaj së bashku me zotëri Musa Zuzakun shpërndanë mirënjohjet, trofetë dhe shpërblimet kultivuesve më të suksesshëm të shoqatës sonë për vitin 2009. Kështu që për tre vendet e para për gjatësinë më të madhe të rrotullimit të pëllumbave për vitin 2009 u shpërblyen.
1. Bajrush Banulla, me gjatësinë e rrotullimit të pëllumbit prej 130 m
2. Avni Muharremi, me gjatësinë e rrotullimit prej 129 m
3. Sabit Sejdiu, me gjatësinë e rrotullimit prej 122.5 m
Kryesia e shoqatës ndau shumë medalje për të gjithë ata kultivues të cilët gjatë garave të vitit 2009 arritën të futen në librin e garave si më të sukseshmit.
Kryesia e shoqatës ndau mirënjohje për tre vlerësuesit më të dalluar të shoqatës:
1. Avni Muharremi
2. Fadil Sabedini
3. Rushit Rushiti
Kryesia ndau dy medalje për vrojtuesit më të mirë gjatë garave të vitit 2009:
1. Himet Limani
2. Urim Musliu
Në këtë takim pastaj u zgjodh kryesia e re prej pesë anëtarëve, të cilët do ta drejtojnë shoqatën gjatë vitit 2010. Zgjedhjet për kryesinë e re i drejtoi kryetari i deritanishëm, zotëri Shaip Kurtaj. Fillimisht u bënë propozime të drejtpërdrejta për kryetarin e shoqatës, dhe pas katër propozimeve anëtarësia me vota të fshehta votoi për kandidatët e propozuar. Meqë në raundin e parë dy kandidatë fituan vota të barabarta, u organizua edhe raundi i dytë i zgjedhjes për kryetar të shoqatës. Në raundin e dytë me shumicën e votave fitoi me të drejtë zotëri Avni Muharremi. Pas kësaj kryetari i posazgjedhur e mori detyrën nga zotëri Shaip Kurtaj dhe takimi vazhdoi me zgjedhjen e anëtarëve të tjerë të kryesisë.
Në këto zgjedhje u zgjodh kryesia e re e përbërë prej:
1. Avni Muharremi, kryetar
2. Fadil Sabedini, nënkryetar
3. Rashit Rushiti, sekretar
4. Riza Rizai, arkëtar dhe
5. Naser Sahiti, koordinator
Kryesia e vjetër ua dorëzoi të gjitha detyrat kryesisë së re duke barazuar edhe gjendjen materiale të shoqatës. Me këtë rast kryesia e re falenderoi kryetarin e deritanishëm, zotëri Shaip Kurtaj, për punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm për mbarëvajtjen e shoqatës gjatë vitit 2009.
Anëtarë të shoqatës “DARDANIA” në Zvicër në janar të vitit 2010 janë:
* * *
Shoqata e Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër “DARDANIA” ua uron të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë Vitin e Ri 2010 duke ju dëshiruar shëndet, lumturi, gëzime e harmoni familjare dhe suksese në punë e në jetë.
Kryesia e Shoqatës “DARDANIA”
Anëtarë të shoqatës “DARDANIA” në Zvicër në vitin 2009
Më 18 janar 2009 anëtarë të shoqatës “DARDANIA” në Zvicër zgjodhën një përbërje të re të kryesisë së kësaj shoqate:
1. Shaip Kurtaj, kryetar
2. Avni Muharremi, nënkryetar
3. Fadil Sabedini, sekretar
4. Sabit Sejdiu, arkatar dhe
5. Naser Bajrami, koordinator
Anëtarë të shoqatës “DARDANIA” në Zvicër në janar të vitit 2009 janë:
* * *
24.06.2009
Njoftim për gara
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të shoqatës “Dardania” në Zvicër.
Ju njoftojmë se të shtunën, më 27.06. 2009, në Arisdorf te Baseli, është paraqitur për gara me dy pëllumba Naser Sahiti. Garat do të fillojnë në ora 19.00.
Lidhur me këto gara mund të njoftoheni edhe te kryetari i shoqatës, Shaip Kurtaj, në numrin e tel. 079 612 24 93
* * *
Njoftim për gara
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të shoqatës “Dardania” në Zvicër
Ju njoftojmë se të shtunën, më 20.06. 2009, në Gjenevë, Sabit Sejdiu është paraqitur për gara me pesë pëllumba, duke filluar nga ora 19.00.
Lidhur me këto gara mund të njoftoheni edhe te kryetari i shoqatës, Shaip Kurtaj, në numrin e tel. 079 612 24 93
* * *
Njoftim
Gara e paralajmëruar për datën 17 maj 2009 në Gjenevë, për të cilën qenë paraqitur për gara katër pëllumba të Sabit Sejdiut, për shkak të motit të keq nuk u mbajt.
Njëkohësisht ju njoftojmë se, me vendim të kryesisë, pëllumbat e tërhequr nga gara më parë nga Sabit Sejdiu, regjistrohen në librin e garave. Kryesia vendosi gjithashtu që çdo pëllumb i cili e kalon garën me sukses është i detyruar të regjistrohet në librin e garave.
* * *
Njoftim për gara
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të shoqatës “Dardania” në Zvicër
Ju njoftojmë se të dielën, më 17 maj 2009, në Gjenevë, Sabit Sejdiu është paraqitur për gara me katër pëllumba, duke filluar nga ora 16.30.
Lidhur me këto gara mund të njoftoheni edhe te kryetari i shoqatës, Shaip Kurtaj, në numrin e tel. 079 612 24 93
* * *
Njoftim për gara
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të shoqatës “Dardania” në Zvicër
Ju njoftojmë se të shtunën, më 4. prill 2009, në Pratteln / BL, Naser Bajrami është paraqitur për gara me një pëllumb, duke filluar nga ora 18.00.
Lidhur me këto gara mund të njoftoheni edhe te Avni Muharremi në numrin e tel. 079 299 67 82
* * *
Njoftim aktual për gara
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të shoqatës “Dardania” në Zvicër
Ju njoftojmë se të dielën, më 8. mars 2009, në Seftingen /BE, Fadil Sabedini është paraqitur për gara me tre pëllumba.
Prandaj ftojmë të marrin pjesë anëtarët dhe simpatizuesit e kultivimit të pëllumbave shqiptarë në Zvicër. Pjesëmarrja juaj do ta nderojë garën dhe do i jap madhështi.
Garat do të mbahen të dielen, më 8. mars 2009, duke filluar nga ora 14.30, te kafazi i Sabedin Jasharit (Dina) në Seftingen (Kantoni i Bernës).
Lidhur me këto gara mund të njoftoheni edhe te Fadil Sabedini në numrin e tel. 078 805 53 93.
I ndjeri xha Shabani nga Prishtina |
Historiku i Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë(rrotullues)
të Kosovës në Zvicër SHPAKZ
Kultivimi i pëllumbave të Kosovës në Zvicër ka filluar që në fillim të viteve ’90. Entuziastë dhe adhurues të pëllumbave rrotullues të Kosovës ngritën për një kohë të shkurtës në shumë kantone të Zvicrës kotecat e pëllumbave. Fillimisht në mënyrë individuale, e pak më vonë edhe në mënyrë grupore, filluan kultivimin dhe prezantimin e pëllumbave nga Kosova. Ata filluan të marrin pjesë edhe nëpër ekspozita ndërkombëtare të pëllumbave.
Ballafaqimi me realitetin se, si individë apo si grup i vogël nuk mund të bëhet prezantimi si duhet, i shtyri shumë kultivues të afrohen më shumë me njëri tjetrin, çfarë edhe solli deri te ideja për krijimin e një shoqate për kultivuesit e pëllumbave nga Kosova. Ideja për krijimin e një shoqate lindi, pra, si domosdo e prezantimit para të huajve, për të arritur t’u bëhet ballë më lehtë edhe agresivitetit të egër e të pakuptimtë të kultivuesve serbë të pëllumbave, të cilët në mënyrë institucionale gjenin terren të dezinformimit të opinionit evropian, duke përvetësuar si të tyren gati të gjitha llojet e pëllumbave të nënqiellit shqiptar, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Kuvendi i parë i kultivuesve të pëllumbave nga Kosova në Zvicër, i organizuar nga këshilli iniciator i përbër nga: Agron Aliu, Rushit Rushiti, Naser Sahiti, Naser Bajrami dhe Milaim Bajrami, u mbajt më 04.02.2006 në Basel të Zvicrës. Në përfundim të këtij kuvendi u zgjodhi kryesia e parë qendrore prej pesë anëtarëve në përbërje të:
Isa Ismajli, kryetar | |
Avni Muharremi, nënkryetar | |
Agron Aliu, arkëtar | |
Himet Limani, sekretar | |
Rushit Rushiti, koordinator |
Anëtarë të shoqatës “DARDANIA” në Zvicër në vitin 2008
Agron Aliu
Avni Muharremi
Bajrush Banulla
Behar Beqiri
Enver Elshani
Eroll Fazliu
Fadil Sabedini
Hashim Aliqi
Himet Limani
Ilir Muharremi
Isa Ismajli
Jetmi Halimi
Lavdim Ismajli
Luan Berisha
Milaim Bajrami
Milaim Murina
Muhamet Rahimi
Musa Zuzaku
Naim Pollomi
Naser Bajrami
Naser Sahiti
Nexhmedin Tahiri
Rushit Rushiti
Sabit Sejdiu
Sadedin Jashari
Shaip Kurtaj
Sylejman Nuredini