Pëllumbi akrobatik (rrotullues) i Kosovës

Pëllumbi akrobatik (rrotullues) i Kosovës

 

03-akrobatik-i-kosoves

 

Prejardhja – Për prejardhjen e këtij pëllumbi akrobatik të Kosovës mendohet se vjen nga Turqia, por e vërteta është ndryshe. Me kryqëzimin e pëllumbit “roller” oriental me pëllumbin e egër apo të rrugës arrihet një racë e re pëllumbi, pëllumbi rrotullues – akrobatik. Pëllumbin e parë “roller” në Evropë e sollën ilirët. Pëllumbi akrobatik i Kosovës dallohet nga pëllumbat e Maqedonisë, Greqisë dhe ata të Turqisë.

Veçoritë – Për nga pamja ky pëllumb është më i madh se pëllumbat e zakonshëm dhe ata të qytetit. Gjatësia e kokës deri te bishti është 31–33 cm. Trupi i tij është me gjoks pak të dalë jashtë. Ka karakter të fortë dhe është i dëgjueshëm.

Koka – Forma e kokës është gati e rrumbullakët, duke ndryshuar në të dy anët në nivelin e syve – pak e shtypur. Balli në lartësi mesatare. Gjatësia e kokës arrin 3.4– 3.6 cm, Ndërsa te pëllumbesha koka, qafa dhe trupi në përgjithësi janë diçka më të ngushtë dhe me një pamje më elegante.

Sytë - Sytë i ka të bardhë dhe të pastër, por ka pëllumba që kanë sy të zinj ose ngjyrë të verdhë të çelur, ngjyrë bezhë, ose e kuqërremtë e çelur. Në raste të rralla paraqiten pëllumba me sy të kuq, fenomen i cili për kultivuesit e pëllumbave nuk është aspak i dëshiruar.

Sqepi – Nga maja e sqepit e deri te nofulla ka një gjatësi prej 2.3–2.6 cm. Sqepi në maje është pak i kthyer. Sqepi ka ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të verdhë në të çelur.

Qafa – Qafa është në proporcion harmonik me kokën dhe kraharorin. Ka një gjatësi normale, është pak e dalur nga kraharori dhe elegante.

Kraharori - Kraharori i pällumbit rrotullues tä Kosoväs äshtä i fuqishäm dhe pak i zgjatur, me njä gjeräsi tä pärshtatshme me trupin.

Krahët – Krahät i ka tä gjatä dhe tä fuqishäm, tä palosur mirä pär trupi dhe majat e flatrave i rrinä mbi bisht.

Bishti – Bishti i kätij pällumbi äshtä i gjatä dhe i gjerä. Ështä mä i gjatä se flatrat pär 2.5–3 cm. Nä bisht i ka 14 deri 16 pendä, tä cilat janä tä renditura mirä dhe kanä gjatäsi tä njäjtä.

Këmbët – Kämbät i ka tä pastra dhe pa pupla. Ka pällumba tä tillä tek tä cilät nä pjesän e brendshme tä kämbäve mund tä kenä pupla shumä tä vogla. Kämbät i ka mesatarisht tä gjata, me njä gjatäsi prej 6.9–8 cm, por ka pällumba tä tillä me kämbä mä tä shkurtära. Ngjyra e kämbäve äshtä e kuqe nä tä errät, varäsisht nga ngjyra e puplave. Kthetrat e tyre janä me ngjyrä tä bardhä nä tä errät.

Shpina – Ky lloj pällumbi e ka shpinän e gjerä dhe tä rrafshät dhe me njä pjerrtäsi tä lehtä nä drejtim tä bishtit.

Ngjyra – Pällumbi akrobatik i Kosoväs sa i pärket ngjyrave äshtä shumä i pasur. Pikärisht nä bazä tä ngjyrave edhe bähet emärtimi i tyre, p.sh. kuqoja,kuqoshflatärbardhä, ngjyrä tullä, kaltärosh -flatärbardhä, pikalosh i kaltär, kaltärinä e larme, ngjyrä hiri, ngjyrä hiri e çelä, ngjyrä ulliri, ngjyrä bezhä, ngjyrä bezhä-flatärbardhä, bardhosh, ngjyrä korbi, korbash me pika tä bardha, pällumb i shkruar, pällumb i shkruar-flatärbardhä, etj.

Vlerësimi - Sipas standardeve pär pällumbin akrobatik tä Kosoväs duhet veçuar käto veçori tipike tä llojit me sa vijon: – sytä e bukur – kokän e rrumbullakät pak tä shtypur anash – sqepin e rregullt tä kthyer nä maje – flatrat e gjatä dhe tä fuqishäm – figurä harmonike dhe kompakte tä trupit Vlerat e veçorive tä kätij lloj pällumbi vijnä nä shprehje gjatä fluturimit nä qiell me gjatäsinä e rrotullimit dhe ciläsinä e figurave tä rrotullimeve.

Me shumë të meta – Te ky lloj pällumbi ka dhe tä tillä me tä meta, si p.sh. me sy tä kuq; me sqep tä shkurtär; me xhufkä nä kokä; me pupla tä dallueshme nä kämbä; gjatä fluturimit ndärrojnä formän e figuräs sidomos ata pällumba tä cilät e kanä pärfunduar fazän e tretä tä stärvitjes pär rrotullim.

Me pak të meta – Pällumba me fluturim tä dobät, me ngjitje jo nä lartäsi tä kärkuar nä qiell, me fillim tä rrotullimit kokä mä vete, si dhe me ndärprerje tä shpeshta tä rrotullimit.

Unaza e këmbës: 7 mm

 

Hartuesi i standardit:

Rushit Rushiti – njohäs i pällumbave

Emmen /LU – Zvicär, 17.06.2006