Pëllumbi Gjylia e Kosovës

Gjylia e Kosovës

 

04-gjylia-e-kosoves

 

Prejardhja- Gjylia e Kosovës kultivohet qe 350 deri 400 vite dhe ka ardhur në këtë pjesë të Evropës nga Egjipti nëpërmjet Anadollit. Në tënjëjtën kohë kanë ardhur edhe gjylitë e Italisë, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Anglisë.

Veçoritë – I takon grupit të pëllumbave të vegjël. Është i bukur e me trup të harmonizuar dhe proporcional gjatësia e të cilit arrin 28.5–30 cm. Me vijë të bukur horizontale, elegante dhe me diskonim të mirë.

Koka- Gjylia e ka kokën e vogël në formë të rrumbullaket, të bukur dhe të lëmuar, pa xhufkë, gjatësia e së cilës e matur horizontalisht prej sqepit e deri tek zverku arrin 3.1– 3.3 cm.

Sytë – Sytë i ka të mëdhenj rrethi i të cilave arrin në 5.1 mm. Kanë ngjyrë të errët, ndërsa shumë prej tyre kanë në njërin sy një gjysmëhëne me ngjyrë të kuqërremtë ose të verdhë dhe e verdhë në të çelur.

Sqepi- Sqepi i gjyliisë është i shkurtër dhe i trashë prej majës e deri mbi hundë dhe ka një gjatësi 5–6 mm. Ai ka ngjyrë të bardhë por lejohet dhe ngjyra e zezë. Lythat e hundës i ka të butë dhe të rrafshëta.

Qafa- Qafa e gjylisë është e shkurtër, e trashë dhe në harmoni me kokën. Në pjesën e përparmë të qafës i ka një tufë me pupla e dalur përjashtë në formë të trëndafilit.

Kraharori- Me një gjerësi mesatare dhe në përputhshmëri me formën e trupit kraharori është i rrumbullakët dhe pak i mysët dhe arrin deri 7.6–8.4 cm gjerësia.

Shpina- Është e tërhequr mirë dhe në përputhshmëri me formën e trupit dhe ate të bishtit.

Krahët- Kanë formë mesatarisht të mirë dhe të palosur mirë për trupi. Për 2.3–2.8 cm janë më të shkurtër se bishti.

Bishti- Është i vendosur mirë dhe ma i gjatë ae flatrat si dhe bartë 12 pendë.

Këmbët- Këmbët i ka të shkurtra dhe të fuqishme, me ngjyrë të kuqe ose të errët, gjatësia e të cilave arrin 6.5–7 cm. Ngjyra e kthetrave është e njëjta me atë të sqepit, por ka dhe me ngjyra të ndryshme.

Puplat- Gjylija i ka puplat e shkurtra dhe vezulluese, të dendura të mbjellura dhe të palosura mirë për trupi.

Ngjyra- Gjylia e Kosovës përbëhet nga dy ngjyra, atë të trupit dhe të krahëve. Nën bisht ka dy njolla me ngjyrën e krahëve por ka dhe të tillë pa njolla. P.sh. krahëzikrahkuqosh – krahverdhosh- krahvjollcash- krahlimon- krahkaltëroshkrahbezhë të çelur – ose p.sh. gjylia bardhosh – dhe bardhosh bishtzi. Nga gjylitë më të preferuara nga kultivuesitjanë ato me balluke.

Të metat: Pëllumbat gjylija me të meta llogariten ata me trup e kokë të madhe ose në formë katrore, me sy të kuq e të vegjël, sqep të gjatë, këmbët me pupla, njolla në trup, njërin krah pa ngjyrë, me karakterjo të mirë dhe me fluturim të dobët.

Unaza e këmbës: 7mm

Hartuesi i standardit:

Rushit Rushiti – njohës i pëllumbave

Emmen /LU – Zvicër, 17.06.2006