Darka e Punës / Darka Solemne për Vitin 2019
Të nderuar Miqë, të Shtunën me 25.01.2020
Kryesia e Shoqatës Dardania në Restaurant California në Maulburg të Gjermanis organizoi Darkën e Punës / Darkën Solemne për Vitin 2019. Në këtë Evenement Madhështor Kryetari dhe Kryesia prezentuan Raportin e Punës për Vitin 2019.
- Kryetari i Shoqatës raportoi mbi Kualitetin & Suksesin shumë të mirë në Organizimin Garave në Vitin 2019 , nga 29 Pëllumbat që u regjistruan në Librin e Garave të Shoqatës tonë Dardania 9 Pëllumba u regjistruan me gjatësi rrotullimi prej 100 deri në 140 Metra.
Kryetari dhe Kryesia e Shoqatës shpërbleu antarët më të suksesshëm për Vitin 2019. – Kryetari i Shoqatës raportoi për Aktivitet, Pjesëmarrjen dhe Angazhimin Kryesisë së Shoqatës tonë në Tubimet e Punës/Zgjedhjeve në Kuvendin e Federatës Nacionale Zvicërane të Pëllumbave dhe njëkohësishtë njoftojë për Agjendën dhe Planet për Vitin 2020 në kuadër të Federatës Nacionale Zvicërane të Pëllumbave.
- Kryetari i Shoqatës raportoi për Pjesëmarrjen; Përfaqsimin dhe Ekspozimin e Pëllumbave të Kosovës në Ekspozitën e 98 Nacionale Zvicërane në Langenthal të Kantonit të Bernit. – Arkatari i Shoqatës prezentoi Raportin Buxhetor për Vitin 2019.
- Kryetari i Shoqatës përgëzoi dhe ju uroj mirëseardhje 6 antarëve të Rinjë në Shoqatën Dardania.
- Nga antarët e Shotqatës e vendim unanim u zgjodhë Kryetari dhe Kryesia e Shoqatës e Shoqatës për Vitin 2020. Të nderuar Miqë ju njoftojmë se edhe kësaj radhe Kryesia e Shoqatës Dardania shpërbleu jo vetëm Garuesin më të mirë mirëpo edhe Pëllumbin më të suksesshëm Kampion të Vitit me një Unazë të Arit me mbishkrimin : Pëllumbi Kampion për Vitin 2019. Kryetari dhe Kryesia e Shoqatës falenderojnë përzemërsishtë antarët e Shoqatës Murat, Vedat, Safet dhe Hamdi Bajrami për kontraktimin me Pronarin e Restaurantit California dhe njekohesishtë për ndihmesën në shërbimin gjatë Darkës Solemne dhe të Punës.Faleminderit Shumë antarëve të Familjës Bajrami.
Të nderuar antarë të Shoqatës Kryetari dhe Kryesia e Shoqatës ju deshiron të gjithë antarëve të Shoqatës Dardania edhe më shumë Suksesë në Vitin 2020.