SHOQATA E PËLLUMBAVE AKROBATIKË TË KOSOVËS NË ZVICËR
 





Njoftime aktuale

 

VENDIM i përfaqësuesve të shoqatës
 

ANËTARË të shoqatës "DARDANIA" në Zvicër në vitin 2009

 
FLETËVLERËSIMI i pëllumbave akrobatikë (rrotullues) të Kosovës
 
Përfaqësues të shoqatës "Dardania" priten nga ambasadori i Kosovës  

* * *

Njoftim

Nga Belgjika njofton Fehim Cela, Bruxell, se më datën 19. janar 2014 në Bruxell do të mbahet një protestë para Parlamentit Evropian, për të shprehur pakënaqësitë e kurbetçarëve shqiptarë për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, në kohën kur Kosova anashkalohet dhe diskriminohet në të gjitha aspektet, duke filluar edhe nga e drejta më elementare njerëzore e lëvizjes së lirë në hapësirën evropiane.

Prandaj vëllezërit tanë në Belgjikë na ftojnë të shkojmë të gjithë në protestë për t'i thënë JO Serbisë në BE!

Të gjithë në protestë!

JO Serbia në BE!

 

* * *

Njoftim

Njoftohen të gjithë kultivuesit dhe garuesit e pëllumbave akrobatikë të Kosovës se, në vitin në vijim, garat do të fillojnë më 2 mars 2013 dhe mbarojnë më 12 dhjetor 2013. Gjatë pushimeve verore garat do të pezullohen për aq sa do zgjasin këto pushime, pra, prej 14 korrik 2013 deri më 17 gusht 2013.

 

* * *


Pehari dhe medalja ,,Kampion evropian" - Dunek Kosove, Bërno 2004
të cilën e fitoi Shaip Sadiku nga Sllovenia

 

* * *

28.12.2011

Lajmërim

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër, SHPAKZ "DARDANIA", se kryesia e shoqatës ka vendosur të organizojë darkën e vitit për anëtarësinë e saj.

Kjo darkë organizohet më 21.01.2012 në restaurantin “ALBA”, Freiburgstrasse 139, 3008 Bern Tel. 031 381 04 08, duke filluar nga ora 18:30.

Shpenzimet e kësaj darke do të hiqen nga fondi i shoqatës.

Me rastin e kësaj darke shoqata do të prezanton para anëtarëve, simpatizantëve dhe mysafirëve të vetë aktivitetin e saj gjatë vitit 2011.

Për informacione më të hollësishme rreth kësaj mbrëmjeje të shoqatës sonë mund të drejtoheni tek kryetari i shoqatës, Avni Muharremi.

Kryesia e Shoqatës "Dardania"

 

* * *

 

Krijohet SUPERLIGA e garave të pëllumbave
akrobatikë të Kosovës në Zvicër

 

Tri shoqatat e njohura të kultivimit të pëllumbave akrobatikë rrotullues të Kosovës dhe organizimit të garave të tyre, Shoqata Krahsjellsi i Kosovës, Shoqata e Rrotulluesit Dardan si dhe Shoqata Bardhoshi, pas bashkëbisedimeve të vazhdueshme arritën që të organizojnë me sukses takimin themelues të Superligës së garave të pëllumbave akrobatikë të Kosovës në Zvicër.

foto përfaqësuesit

Kryetari i Komisionit të Superligës, Rushit Rushiti
në mesin e kryetarëve të tri shoqatave,
Avni Muharremi, Sabit Sejdiu dhe Ymer Beqiri

Përfaqësuesit e të tri shoqatave të pëllumbave akrobatikë rrotullues të Kosovës u takuan më 21.10.2011 në Bern, në Pizzeria Kappelbrücke, duke kurorëzua aktivitetin e tyre të bujshëm me ngritjen e çatisë - SUPERLIGËN - nën të cilën do të garojnë tani e tutje këto shoqata. Në mënyrë unanime përfaqësuesit e shoqatave arritën të krijojnë një komision të përbashkët, i cili do të merret me organizimin e garave të Superligës së pëllumbave akrobatikë të Kosovës. Ky komision i zgjedhur i Superligës përbëhet nga pesë anëtarë, ku dy shoqata përfaqësohen me nga dy anëtarë, ndërsa shoqata e cila e ka radhën e kryesisë së këtij komisioni në vitin e parë përfaqësohet me vetëm një anëtar, i cili njëkohësisht është kryetari i këtij Komisioni për një vit.
Kryetari i Komisionit të Superligës së garave të pëllumbave akrobatikë, do të zgjidhet një herë në vit dhe ate në formë të rotacionit. Shoqata e cila do ketë kryesimin e Komisionit, do të përfaqësohet vetëm me një anëtar, pra me kryetarin e Komisionit.
Komisioni i parë i Superligës së garave të pëllumbave akrobatikë të Kosovës në Zvicër përbëhet nga:

Në këtë takim përfaqësuesit e shoqatave formuan edhe grupet e veçanta për organizimin e garave të pëllumbave akrobatikë të Kosovës, grupi i vlerësuesve, grupi i mbykqyrësve të garave si dhe grupi për matjen me dylbi të gjatësisë së rrotullimit të pëllumbave.

Grupi i vlerësuesve përbëhet nga pesë anëtarë të Krahsjellsit:

Isa Ismajli
Agron Aliu
Naser Bajrami
Enver Elshani dhe
Sabit Sejdiu

pesë anëtarë të Rrotulluesit Dardan:

Naser Sahiti
Hashim Aliqi
Shaip Kurtaj
Fadil Sabedini dhe
Rushit Rushiti

si dhe pesë anëtarë të shoqatës Bardhoshi:

Ymer Beqiri
Milaim Morina
Eroll Fazliu
Sokol Shillova dhe
Nexhmedin Tahiri

Grupi mbykqyrës i garave të pëllumbave akrobatikë të Kosovës përbëhet nga.

Muhamet Brahimi
Luan Berisha
Shaip Kurtaj
Riza Rizai
Zeqir Beqiri dhe
Naim Rexhepi

Grupi i matjes me dylbi të gjatësisë së rrotullimit të pëllumbave përbëhet nga:

Luan Berisha
Himet Limani
Urim Musliu
Afrim Rexhepi dhe
Ymer Beqiri

 

* * *

04.05.2011

Me ambasadorin
Ambasadori i Kosovës në Bernë, z. Naim Mala
priti përfaqësuesit e shoqatës "Dardania"

* * *


Njoftim

19.04.2011

MASAKËR NË KOTECIN E PËLLUMBAVE TË NJË KULTIVUESI SHQIPTAR

Njoftojmë anëtarët dhe simpatizantët e shoqatës sonë "Dardania" se, para dy javësh u krye një akt kriminal ndaj kotecit të pëllumbave të Jetmir Halimit në Münchenbuchse afër Bernit, me çrast kriminelët e panjohur deri më tani i masakruan afro 60 pëllumbat e Jetmirit. Pas këtij akti vandal dhe skandaloz, me prapavi kriminale, në vendin e ngjarjes ishin edhe policia vendore si dhe pjesëtar të "Tierschutz", të cilët kanë qenë thellë të tronditur nga kjo masakër ndaj pëllumbave të një kultivuesi të apasionuar të pëllumbave, Jetmir Halimit.

Nga tronditja dhe mllefi për këtë vepër makabre dhe me prapavi të thellë kriminale, kultivuesi i devotshëm i pëllumbave shqiptarë, Jetmir Halimi vendosi të heq dorë nga kultivimi i mëtutjeshëm i pëllumbave në Zvicër.

Kryesia e shoqatës sonë si dhe anëtarësia dhe simpatizantët e shoqatës solidarizohen me kultuivuesin e apasionuar Jetmir Halimin dhe në këto momente tronditëse për të dhe të gjithë neve, i qëndrojmë pranë dhe e ndjejmë thellë në shpirt pikëllimin e tij. Ky pikëllim është edhe i yni.

Nga organet hetuese vednore kërkojmë të bëhen hetime të plota dhe këta kriminelë të këtij akti makabër të përgjigjen para gjyqit dhe drejtësisë zvicerane, ku edhe ndodhi kjo masakër ndaj këtyre shpezëve tejet fisnike.

Kryesia e shoqatës "Dardania"

 

* * *

 

video nga ekspozita
Videoinçizim nga ekspozita kombëtare e
Pëllumbave të Zvicrës, mbajtur
më 04.12.2010 në Hutwil

 

* * *

protokolli
Ekstrakt nga ranglista e pëllumbave në ekspozitën kombëtare
të pëllumbave të Zvicrës, mbajtur më 04.12.2010 në Hutwil

 

* * *

02.10.2010, Uerkheim/AG

Protokolli
Faksimil nxjerrë nga faqja zyrtare e internetit e Pëllumbave Zviceranë të Racës


Përkthimi i tekstit nga faksimili

0. Fjala përshëndetëse e kryetarit të Pëllumbave të Racës në Zvicër.
P. Huber përshëndeti kryetarin e nderit Urs freiburghaus si dhe kryetarët dhe drejtuesit e pranishëm të klubeve. Ai konstaton me keqardhje se disa klube nuk kanë ardhur.

1. Prezantimii një klubi të veçantë: "Shoqata e Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës DARDANIA"
Përfaqësuesi Rushit Rushiti sjell përshëndetjet e klubit të tij nga Kosova "Dardania". 33 anëtarët e shoqatës i përkushtohen kultivimit të pëllumbave lartfluturues nga Kosova. Ai falenderohet për atë që klubi i tij ka gjetur një shtëpi të re nën çatinë e shoqatës së Pëllumbave Zviceranë të Racës.

Shoqata Pëllumbat Zviceranë të Racës don që të ftojë shoqatën kosovare "Dardania" në ekspozitën kombëtare. Prandaj ky klub do të prezantojë jashtë konkurencës llojet e pëllumbave të vet në Hutwil.

 

* * *

 

04.10.2010

 

Tubimi i kryetarëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të llojeve të pëllumbave të racës

Klubet dhe shoqatat zvicerane të cilat merren me kultiuvimin e pëllumbave të llojeve të ndryshme organizojnë njëherë në dy vitetubime të përgjithshme, ku diskutohen të arriturat dhe shkëmbehen përvojat.

Në takimin e këtij viti, i cili u mbajt më 2 tetor 2010, në restaurant Sonne në Uerkheim të kantonit Aargau, ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë (rrotullues) të Kosovës në Zvicër. Në këtë takim shoqatën tonë e përfaqësuan Avni Muharremi, kryetar i shoqatës, Rushit Rushiti, sekretar si dhe Himet Limani, anëtar i shoqatës.

Në ftesën e dërguar klubeve dhe shoqatave të kultivimit të pëllumbave në Zvicër ishte paraqitur për këtë manifestim edhe rendi i ditës prej 7 pikësh, prej të cilave tri të parat ishin:
 
1. Prezantimi i klubit të ri special "Shoqata e Pëllumbave Akrobatikë (rrotullues) të Kosovës në Zvicër"
2. Ndryshimet në klubet speciale
3. Vaksinimet kundër paramyksovirozës (kokëdridhjes)
4....

Ftesa Zarfi

Faksimili i ftesës dhe zarfit nga Shoqata Zvicerane e Pëllumbave të racës


Një ftesë të tillë me kënaqësi e mori dhe e pranoi edhe kryesia e shoqatës sonë, duke dërguar në këtë manifestim përfaqësuesit e saj. Kryetari i Shoqatës Federale Zvicerane të Pëllumbave të racës, zotëri Paul Huber, kërkoi nga përfaqësuesit e shoqatës sonë njoftime lidhur me aktivitetin tonë. Në emër të shoqatës sonë pyetjeve që u parashtruan u përgjigj në gjuhën gjermane sekretari i shoqatës sonë, zotëri Rushit Rushiti. Në debat është kyqur edhe kryetari i shoqatës sonë, Avni Muharremi, i cili foli në gjuhën frenge.Të pranishmit ngelën shumë të kënaqur me përgjigjet dhe treguan një interesim të jashtëzakonshëm për shoqatën tonë, interesim i cili vihej në dukje nga pyetjet që parashtronin. Një nga pyetjet që zgjoi interesim ishte vetë emri Dardania, pyetje së cilës me dinjitet iu përgjigjën përfaqësuesit tanë, duke ua shpjeguar pjesëmarrësve domethënien e këtij emri të lashtësisë, Kosovës së sotme.

Kryesia e punës
Pjesëmarrës të manifestimit
Kryesia e punës së manifestimit Pjesëmarrës të manifestimit, në mesin e të cilëve edhe përfaqësuesit e shoqatës sonë

 

 

* * *

 

01.10.2010

Shkresa

Faksimili i shkresës së sekretarit
të shoqatës "Dardania"

Pëllumbat e Kosovës pranohen në ekspozitat federale në Zvicër

Më datën 12 qershor 2010, sekretari i Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë (rrotullues) të Kosovës në Zvicër "Dardania", zotëri Rushit Rushiti, i bëri një kërkesë me shkrim nënkryetarit të Federatës Zvicerane të Pëllumbave të Racës, i cili njëkohësiht është dhe përgjegjës i ekspozitës së pëllumbave në nivel federal si dhe përfaqësues në atë evropian.

Në këtë shkresë zotëri Rushiti parashtroi kërkesën e shoqatës për t'u përfaqësuar me dy standarde të pëllumbave nga Kosova.

Kërkesa është mirëpritur dhe sekretarit të shoqatës i janë dërguar formularët e paraqitjes për ekspozitat e pëllumbave në nivel federal si dhe në ato me karakter ndërkombëtar të nivelit evropian.

Sekretari i shoqatës sonë ka pasur një takim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e Shoqatës Federale Zvicerane të Pëllumbave të Racës, të cilët i shprehën përkrahjen dhe mbështetjen pa rezervë në aktivitetet e shoqatës sonë. Ata u treguan të gatshëm që të mbrojnë interesat tona edhe në nivelin evropian të ekspozitave të pëllumbave.

 

* * *

18.11.2009

Lajmërim

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër, SHPAKZ "DARDANIA", se kryesia e shoqatës ka vendosur të organizojë darkën e vitit për anëtarësinë e saj.

Kjo darkë organizohet më 23 janar 2010 në restaurantin Pizzeria Reusszopf, me adresë: Reusszopfweg 14, 6015 Reussbühl, (afër Luzern-it), duke filluar nga ora 18:30.

Shpenzimet e kësaj darke do të hiqen nga fondi i shoqatës.

Kjo darkë është një rast për ne të gjithë që të njoftohemi edhe rreth gjithë aktivitetit të shoqatës sonë gjatë vitit 2009, kur edhe do bëhet shpërndarja e shpërblimeve për pëllumbat garues të këtij viti.

Për informacione më të hollësishme dhe kësaj mbrëmjeje të shoqatës sonë mund të drejtoheni tek kryetari i shoqatës, Shaip Kurtaj.

Kryesia e Shoqatës "Dardania"

 

* * *

 

03.07.2009

Njoftim

Ju njoftojmë se sot po fillojmë të botojmë ranglistat e pëllumbave rrotullues nëpër garat në nivel të Kosovës që nga viti 1991, si dhe të ranglistave të tjera regjionale dhe ato të organizuara në diasporë.

Prandaj, për të parë këto ranglista mund të klikoni në rubrikën "Ranglista e garave", të cilën sot po e aktivizojmë.

 

* * *

 

01.07.2009

Njoftim për gara më 04.07.2009

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të shoqatës "Dardania" në Zvicër.

Ju njoftojmë se të shtunën, më 04.07. 2009, në Seftingen, është paraqitur për gara me një pëllumb Sadedin Jashari. Garat do të fillojnë në ora 19.00.

Lidhur me këto gara mund të njoftoheni edhe te kryetari i shoqatës, Shaip Kurtaj, në numrin e tel. 079 612 24 93

 

* * *

 

Njoftim

Njoftojmë anëtarët dhe simpatizantët e Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër, si dhe gjithë dashamirët e këtij sporti si në Kosovë ashtu edhe në diasporë se, federata zvicerane e kultivuesve të racave të pëllumbave me seli në Berg të Zvicrës, më 9 qershor 2009 e njoftoi shoqatën tonë se është pranuar kërkesa jonë për anëtarësim në federatën zvicerane të kultivuesve të pëllumbave të racës.

Kjo është edhe një fitore tjetër e radhës e shoqatës sonë drejt njohjes dhe pranimit ndërkombëtar, gjë e cila do të na mundësojë pjesëmarrjen nëpër garat dhe ekspozitat ndërkombëtare të pëllumbave.

10.06.2009

 

Anerkennung


Faksimili i letrës njoftuese për pranimin e Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër në federatën zvicerane të
pëllumbave të racës


* * *