SHOQATA E PËLLUMBAVE AKROBATIKË TË KOSOVËS NË ZVICËR
 





Historiku i shoqatës

 

Shabani
I ndjeri xha Shabani nga Prishtina

 

* * *

Historiku i Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë(rrotullues)
të Kosovës në Zvicër SHPAKZ


Kultivimi i pëllumbave të Kosovës në Zvicër ka filluar që në fillim të viteve '90. Entuziastë dhe adhurues të pëllumbave rrotullues të Kosovës ngritën për një kohë të shkurtës në shumë kantone të Zvicrës kotecat e pëllumbave. Fillimisht në mënyrë individuale, e pak më vonë edhe në mënyrë grupore, filluan kultivimin dhe prezantimin e pëllumbave nga Kosova. Ata filluan të marrin pjesë edhe nëpër ekspozita ndërkombëtare të pëllumbave.

Ballafaqimi me realitetin se, si individë apo si grup i vogël nuk mund të bëhet prezantimi si duhet, i shtyri shumë kultivues të afrohen më shumë me njëri tjetrin, çfarë edhe solli deri te ideja për krijimin e një shoqate për kultivuesit e pëllumbave nga Kosova. Ideja për krijimin e një shoqate lindi, pra, si domosdo e prezantimit para të huajve, për të arritur t'u bëhet ballë më lehtë edhe agresivitetit të egër e të pakuptimtë të kultivuesve serbë të pëllumbave, të cilët në mënyrë institucionale gjenin terren të dezinformimit të opinionit evropian, duke përvetësuar si të tyren gati të gjitha llojet e pëllumbave të nënqiellit shqiptar, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi

 

* * *

Anëtarë të shoqatës "DARDANIA" në Zvicrën Qendrore në janar 2014

Vorstand

Kryesia

1. Naser Sahiti, Präsident

1. Naser Sahiti, kryetar

2. Urim Musliu, Vizepräsident  

2. Urim Musliu, nënkryetar

3. Himet Limani, Sekretär      

3. Himet Limani, sekretar

4. Ardiav Berisha, Kassierer

4. Ardian Berisha,arkëtar

5. Sinisa Naskovic, Koordinator 

5. Sinisha Naskovic, koordinator

 

01. Avni Vishi, Zugerstr 203, 6314 Neuägeri/ZG  
02. Skender Ramadani, Erlenstr 49, 4058 Basel  
03. Himet Limani, Erlessenweg 32, 3506 Grosshöstetten/BE  
04. Naser Saiti, Frenkendorferstr 2A, 4410 Listal /BL  
05. Ahmet Maxhera, Auzelg Str. 17, 8050 Zürich  
06. Hashim Aliqi, Sandstr 48, 3302 Moosseedorf /BE  
07. Urim Musliu, Lachematte 3, 6153 Ufhusen/LU  
08. Musa Zuzaku, Rifert Str. 8A, 8134 Adliswil/ZH  
09. Rushit Rushiti, Unter-Spitalhof 3, 6032 Emmen/LU  
10. Simic Goran, Hirzenbachstrasse 96, 8051 Zürich  
11. Gogi Zeka, Hirzenbachstrasse 96, 8051 Zürich  
12. Ardijan Berisha (Danka), Wallisellerstr 63, 8152 Glattbrugg  
13. Rahim Hyseni, Birchlenstrasse 24, 8600 Dübendorf  
14. Sinan Makiqi, Friedrichstrasse 99, D-79618 Rheinfelden (Baden)  
15. Sinisa Naskovic, Ruchwiessenstrasse 30, 8400 Winterthur  
16. Flamur Makiqi, Friedrichstrasse 99, D-79618 Rheinfelden (Baden)  
17. Nehat Ajzeraj, Himmelrichstr 97, 6010 Kriens  
18. Irfan Adiler, Oberhofmatte 13, 6020 Emmenbrücke  
19. Simon Komani, Menznauer Str. 7, 6110 Wolhusen  
20. Hasan Gërbavci (Cani), Müllackerstrasse 26, 8152 Glattbrugg  
21. Nuhi Syla, Deitingen Str. 7, 4553 Subingen  
22. Arsim Shkodra, Zürich   

    * * *

 

Anëtarë të shoqatës "DARDANIA" në Zvicër në vitin 2013


Më 12 janar 2013 anëtarët e Shoqatës së Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër, SHPAKZ "DARDANIA", si dhe kryesia e shoqatës organizuan darkën e vitit për anëtarësinë e saj, darkë e cila u organizua në Mossedorf afër Bernit. Ky takim vjetor i shoqëruar me një darkë të përbashkët në fund, filloi në ora 18:30.

Ky takim vjetor i anëtarësisë ishte një rast për të gjithë që të njoftohen edhe rreth gjithë aktivitetit të shoqatës sonë gjatë vitit 2012, me çrast u bë edhe shpërndarja e shpërblimeve, mirënjohjeve dhe trofetë për kultivuesit e pëllumbave garues të këtij viti.

Këtë takim e hapi kryetari i deritanishëm, zotëri Hashim Aliqi, i cili me pak fjalë njoftoi të pranishmit lidhur me aktivitetin e shoqatës dhe mbarëvajtjen e këtij takimi. Pastaj ai ia dha fjalën arkatarit të deritanishëm, Rizah Rizai, i cili njoftoi të pranishmit lidhur me mbarëvajtjen e financave të shoqatës. Rizai raportoi edhe mbi gjendjen financiare dhe buxhetore të shoqatës për vitin 2013.

Në emër të kryesisë së shoqatës Dardania raportin vjetor të aktivitetit të gjithmbarshëm të shoqatës gjatë vitit 2012 e lexoi sekretari Gëzim Gashi. Raporti përfshinte gjithë aktivitetin dhe të arriturat e shoqatës gjatë vitit 2012. duke potencuar angazhimin e palodhshëm të të gjithë anëtarëve të shoqatës.

Në ekspozitën e 91-të nacionale të pëllumbave të Zvicrës, të organizuar në 2012 në Delemond, Shoqata e Pëllumbave Akrobatikë të Kosovës në Zvicër "Dardania" u përfaqësua me dy lloje të pëllumbave nga Kosova, dhe ate, Rushit Rushiti me gjylinë dhe pëllumbin akrobatik (rrotullues) të Kosovës. Një gjyli në këtë ekspozitë fitoi edhe një çmim.

Pas leximit të raportit vjetor, i cili u prit me duartrokitje të përzemërta, kryetari i deritanishëm shoqatës, zotëri Hashim Aliqi së bashku me anëtarë të tjerë të shoqatës shpërndanë mirënjohjet, trofetë dhe shpërblimet kultivuesve më të suksesshëm të shoqatës sonë për vitin 2012. Kështuqë për tre vendet e para për gjatësinë më të madhe të rrotullimit të pëllumbave për vitin 2012 u shpërblyen:

1. Shaip Kurtaj, me gjatësinë e rrotullimit të pëllumbit prej 115 m
2. Sabit Sejdiu, me gjatësinë e rrotullimit prej 110 m
3. Sabit Sejdiu, me gjatësinë e rrotullimit prej 100 m

Në këtë takim pastaj u zgjodh kryesia e re prej pesë anëtarëve, të cilët do ta drejtojnë shoqatën gjatë vitit 2013. Zgjedhjet për kryesinë e re i drejtoi kryetari i deritanishëm, zotëri Hashim Aliqi. Kësaj here anëtarësia zgjodhi për kryetar të shoqatës "Dardania" me aklamation zotëri Naser Sahiti. Pas kësaj takimi vazhdoi me zgjedhjen e anëtarëve të tjerë të kryesisë.
Në këto zgjedhje u zgjodh kryesia e re e përbërë prej:

1. Naser Sahiti, kryetar
2. Avni Muharremi, nënkryetar
3. Musa Zuzaku, sekretar
4. Riza Rizai, arkëtar dhe
5. Urim Musliu, koordinator

Kryesia e vjetër ua dorëzoi të gjitha detyrat kryesisë së re duke barazuar edhe gjendjen materiale të shoqatës. Me këtë rast kryesia e re falenderoi kryetarin e deritanishëm, zotëri Hashim Aliqi, për punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm për mbarëvajtjen e shoqatës gjatë vitit 2011.

Anëtarë të shoqatës "DARDANIA" në Zvicër në janar të vitit 2012 janë:

 

 

01. Avni Vishi
02. Bajrush Banulla
03. Fadil Sabedini
04. Skender Ramadani
05. Himet Limani
06. Musa Zuzaku
07. Simon Komani
08. Naser Saiti
09. Urim Musliu
10. Ilir Muharremi
11. Avni Muharremi
12. Shaip Kurtaj
13. Fadil Haliti
14. Riza Rizai
15. Rraim Iseni
16. Nexhmedin Kurteshi
17. Sadat Sinani (Gjermani)
18. Rushit Rushiti
19. Lulzim Agushi
20. Musa Sylejmani
21. Hashim Aliqi
22. Sinan Makiqi (Gjermani)
23. Flamur Makiqi (Gjermani)
24. Gëzim Gashi
25. Ahmet Maxhera
26. Flamur Frangu
27. Sabit Sejdija
28. Sadik Sejdija
29. Nazim Azemi
30. Qemajl Arifi
31. Sinisa Dejan
32. Muhamet Brahimi
33. Hasan Gërbavci
34. Sadedin Jashari

 

Fituesit e vitit 2012

fituesit 2012

1. Shaip Kurti
2. dhe 3. Sabit Sejdiu


 

anëtarët 2012

Fotografi nga takimi vjetor 2012

 


Ftohen të gjithë mërgimtarët tanë të interesuar për anëtarësim në shoqatën tonë të pëllumbave akrobatikë të Kosovës në Zvicër, që të lajmërohen përmes formularit në rubrikën "Kontakti".